Fasonët letër qeverisë, falni gjobat dhe kamatëvonesat e periudhës së pandemisë

Nga A2 CNN
11 Dhjetor 2020, 21:25 | Ekonomi
Fasonët letër qeverisë, falni gjobat dhe kamatëvonesat e

Industria fason kërkon nga qeveria faljen e gjobave dhe kamatvonesave për gjithë periudhën e pandemisë.

Pro Eksport Albania i ka dërguar një letër ministres së Financave, Anila Denaj dhe ministrit për Mbrojtjen e Sipërmarrjes, Eduart Shalsi, në të cilën parashtron shqetësimin se Drejtoritë Rajonale të Tatimeve, Doganat, OSSHE dhe Drejtoritë e taksave vendore te Bashkive, po mbledhin gjobat dhe interesat e sistemit të gjeneruara nga Marsi 2020, pra në periudhën e pandemisë.

Industria fason vlerëson se ky është një veprim absurd, që nuk po ndodh në asnjë vend tjetër, pasi biznesi nuk është në situatë normale. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos