
Policia rrugore ka vijuar kontrollet me radar për tejkalim të shpejtësisë nga drejtuesit e automjeteve dhe brenda pak orësh ka pezulluar 9 leje drejtimi vetëm në segmentin e Unazës së Madhe në zonën e Saukut.
“Vijon kontrolli me radar, për të parandaluar aksidentet rrugore që vijnë si pasojë e shpejtësisë mbi normat e lejuara, ku prej orës 20:00 e deri në këto momente janë pezulluar 9 Leje Drejtimi, për shpejtësi që variojnë nga 148 deri në 167 km/h.
Gjithashtu, janë vendosur dhe 8 masa për parakalime të gabuara dhe shpejtësi pa masë plotësuese pezullim patente dhe një masë me vlerë maksimale 300.000 lekë të vjetra për shpejtësi 148 km në orë dhe drejtuesi i mjetit ishte shtetas i huaj .
Ndërkohë, që prej orës 22.00 po vijojnë kontrollet me drager në të gjitha rrugët e Tiranës ku deri në këto momente janë pezulluar 4 Leje Drejtimi për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit që varion nga 0.29 mg/l deri në 0.41 mg/l”, thuhet në njoftimin e policisë. (A2 Televizion)