‘’Më shumë armë për Ukrainën’’, presidentët e Polonisë dhe vendeve baltike në Kiev, mungon Steinmeier

Nga A2 CNN
14 Prill 2022, 13:43 | Aktualitet
‘’Më shumë armë për Ukrainën’’,

Më shumë ndihmë ushtarake për Ukrainën dhe bërja përgjegjëse e  Rusisë për krimet në shtetin fqinj. ky ishte mesazhi që përcollën presidentet e Polonisë dhe 3 vendeve baltike, gjatë vizitës në Kiev, ku u takuan me presidentin Volodimir Zelensky.

Politikanë europianë po udhëtojnë me tren drejt kryeqytetit të Ukrainës që kur forcat ruse u tërhoqën nga veriu i vendit, pas rezistencës së fortë të trupave të Kievit.

Para takimit me Zelenskin, 4 presidentët vizituan zonat ku janë zbuluar trupat e qindra civilëve pas tërheqjes së ushtarëve të Putin.

 “Kjo nuk është luftë, është terrorizëm. Nëse dikush çon avion lufte dhe ushtarë për të bombarduar zonat rezidenciale e për të vrarë civilë, kjo nuk është luftë. Është mizori, është terrorizëm”, deklaroi presidenti polak Andrzej Duda.  

Rusia mohon që forcat e saj po shënjeshtrojnë civilë dhe thotë se pretendimet e Ukrainës dhe Perëndimit për krime lufte, janë të fabrikuara. Presidentët kërkuan që Moska të mbajë përgjegjësi dhe thanë gjithashtu se kishin planifikuar të nxisnin komunitetin ndërkombëtar për rritjen e mbështetjes ushtarake për Ukrainën, ndërsa vendi bëhet gati për ofensivën në lindje.

https://a2news.com/2022/04/14/perendimi-na-ka-shpallur-lufte-moska-aderimi-i-suedise-dhe-finlandes-ne-nato-do-marre-pergjigje/

“Autorët e këtyre krimeve , dhe po flasim jo vetëm për ata që i kanë kryer, por edhe ata që i kanë urdhëruar, duhet të dalin para drejtësisë dhe të ndëshkohen nga gjykatat ndërkombëtare”, shtoi presidenti polak.  

Vizita u zhvillua një ditë pasi presidenti amerikan Joe Biden e cilësoi si gjenocid, luftën ruse në Ukrainë, ndërsa presidenti Vladimir Putin premtoi se Moska do të vijonte qetësisht operacionin, duke i përmbushur objektivët. 

Sakaq, kancelari Olaf Sholtz shprehu irritim, pasi presidenti i vendit Frank-Walter Steinmeier e anuloi vizitën e planifikuar në Kiev, pasi nuk ishte i mirëpritur atje. “Vizita synonte të përcillte mesazhin e fortë të solidaritetit europian me Ukrainën”, tha Scholtz i cili shtoi se Kievi nuk e donte Steinmeier.

Megjithatë në konferencën e zhvilluar të mërkurën, Zelensky tha se as ai e as zyra e tij, nuk ishin njoftuar zyrtarisht për ndonjë vizitë të presidentit gjerman. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos