Shkrumbohet makina pranë Kopshtit Zoologjik

Nga A2 CNN
13 Prill 2022, 21:09 | Aktualitet

Momenti kur një makinë është shkrumbuar nga flakët në mes të rrugës është kapur në kamera. Nga pamjet e fiksuara nga Light Studio Agency shihet që, me gjithë ndërhyrjen e zjarrfikësve, flakët përpijë mjetin.

Sipas Policisë së Tiranës, fatmirësisht nuk ka pasur dëme në njerëz. Makina, ka marrë flakë në lëvizje e sipër dhe është djegur pjesërisht.

Sipas Policisë, paraprakisht dyshohet se zjarri ka rënë si pasojë e një defekti në mjet. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për përcaktimin e shkaqeve të rënies së zjarrit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos