
Të paktën 25,009,250 persona në të gjithë botën janë infektuar me Covid-19 që prej fillimit të pandemisë, sipas shifrave të publikuara nga universiteti i njohur amerikan, Johns Hopkins.
Deri tani kanë ndërruar jetë 842,702 persona të prekur me këtë virus.
Kohët e fundit, rastet e reja globale kanë nisur të rriten sërish me ritme të shpejta. Ndërsa afrohet vjeshta, mjekët tashmë po shohin shenja të një vale të dytë të infektimeve, e cila do të jetë thuajse e pamundur të përballohet derisa të zbulohet vaksina.
Edhe në Shqipëri, shifrat janë rritur gjatë muajit të fundit, ku vetëm në 24 orët e fundit Ministria e Shëndetësisë raportoi 4 viktima. (A2 Televizion)