Më shumë se 50 të arrestuar në Britani, e pësojnë bandat shqiptare të drogës

Nga A2 CNN
6 Korrik 2023, 18:21 | Kronikë

Mbi 50 të arrestuar është bilanci i policisë britanike, në një mega-aksion kundër bandave shqiptare që drejtonin fermat e kanabisit me miliona paund.

Sikurse raportohet nga Policia e Mançesterit (GMP), rritja e kanabisit dhe krimet e rënda janë plotësisht të lidhura, me fitimet e përdorura për të nxitur edhe më shumë kriminalitetin dhe shfrytëzimin e njerëzve.

Në një operacion kombëtar njëmujor, u sekuestruan 10,000 bimë kanabisi me vlerë rreth 9 milionë paund.

Raportohet se, nga operacioni policor u arrestuan 53 persona, kryesisht për kultivimin e kanabisit dhe lidhjen e paligjshme të energjisë elektrike, por një sërë veprash të tjera, duke përfshirë pastrimin e parave, mbajtjen me qëllim për furnizim dhe mbajtjen e armëve.

Në operacion u përfshinë 43 forcat policore në të gjithë Anglinë dhe Uellsin. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos