Zbardhet dëshmia e Lefter Kokës, ish-ministri flet për herë të parë në gjyqin ndaj tij

Nga A2 CNN
6 Korrik 2023, 15:31 | Kronikë
Zbardhet dëshmia e Lefter Kokës, ish-ministri flet për herë

Zbardhet dëshmia e ish-ministrit të Mjedisit, Lefter Koka, dhënë për herë të parë në sallën e gjyqit. Ndër të tjera Koka shprehet se procesi dhe gjyqi ndaj tij është i manipuluar, ndërsa shpesh në deklaratën e tij, shprehet se e vërteta dhe pafajësia e tij do të triumfojë. Koka, akuzohet për “shpërdorim detyre” dhe “korrupsion” për aferën me inceneratorët.

"Një e vërtetë e thënë përgjysmë është e pavërtetë. Prokuroria u bazua tek kallëzimi LSI dhe për 2 vite nuk më mori në pyetje asnjëherë. Unë si ministër, Sekretari përgjithshëm dhe Komisioni kemi zbatuar me përpikmëri ligjin. Bëmë punën më të mirë dhe shërbyem me devotshmëri. Është kohë e vështirë që kërkon burra e burrni, unë si kam borxh askujt ta paguaj me lirinë time! Akuza e prokurorisë është idiote! Kam hyrë në politikë si biznesmen dhe s`më bëri politika biznesmen. Po kthehemi 45 vite para në proceset e stisura të sistemit komunist. Është një alarm jo vetëm për mua por për të gjithë shoqërinë. Ky proces është i manipuluar fund e krye ,  besoj se e vërteta do të triumfoj. Nuk ekziston asnjë kontakt ose njohje me pronarët e inceneratorëve, ato nuk i solla unë por erdhën si propozim nga bota e biznesit. Prokurori devijoi hetimet dhe fraksionojë dosjen për të mos zbuluar të vërtetën. Drejtësia më herët sesa vonë do të dalë. Intriga e këtij procesi dashakeqës do të dalë dhe uroj të shërbejë për konsolidimin e mëtejshëm të reformës në drejtësi. Prokurori fshehu 40 fashikuj hetimor ku gjenden provat për pafajësinë time. Më janë vënë në dispozicion nga gjykata 1 javë më parë. Akuza pësoi mutacione për ti qëndruar besnike kallëzimit të LSI. Kurrë nuk i kam futur dorën në xhep dikujt."

Ish-ministri Lefter Koka sot në sallën e gjyqit

Përveç argumenteve të mësipërme avokati i Kokës i kërkoi gjykatës të mbajë parasysh disa rrethana lehtësuese, si, parrezikshmërinë shoqërore, gjendjen e rënduar shëndetësore, faktin që ka tre fëmijë, faktin që ka qenë në dispozicion të drejtësisë.

"Klienti im u arrestua në banesën e tij, ndonëse operacioni i arrestimit u dekonspirua dhe tre nga të pandehurit mundën të largohen." (A2 Televizion)

Avokati i Lefter Kokës
https://a2news.com/2023/07/06/inceneratori-i-elbasanit-lefter-koka-mohon-akuzen-e-shperdorimit-te-detyres/

A2 CNN Livestream

Latest Videos