Gjendet lëndë plasëse pranë një biznesi privat në Mamurras

Nga A2 CNN
6 Korrik 2023, 13:54 | Kronikë
Gjendet lëndë plasëse pranë një biznesi privat në

Një sasi lënde plasëse është gjetur, këtë të enjte, pranë një biznesi privat në lagjen Drita në Mamurras.

Policia bën të ditur se në pjesën e pasme të godinës së një biznesi privat në pronësi të shtetasit S. J., 57 vjeç, është konstatuar një sasi e vogël lënde plasëse artizanale (amonit malor), e futur në një bidon plastik, si dhe në një distancë më tutje, është konstatuar edhe një kapsollë detonatore me fitil zjarrpërcjellës, e paplasur.

Nga shërbimet e specializuara xheniere, u bë heqja dhe largimi i lëndëve plasëse. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos