
Në një reagim mbi zërat se Luciano Spalleti do të merrte drejtimin e kombëtares italiane, të publikuar më 15 gusht, Aurelio De Laurentiis vendoste ultimatum se nuk do ta lironte teknikun nga kontrata që kishte me Napolin.
“Çështje parimore, jo parash”, shprehej Presidenti i Napolit, por më pas trajneri toskan u zyrtarizua nga federata në pankinën e kombëtares.
Pas kësaj, De Laurentiis ka folur sërish për këtë çështje duke thënë se avokatët e tij dhe Spaletit po diskutojnë, dhe ai nuk preferon të ndërhyjë.
Por, De Laurentiis ka zgjedhur t’i rikthehet lamtumirës së trajnerit të Napolit pasi fitoi Scudetton me Napolin, duke ironizuar hapur Spalletin.
"Marrëveshja e shpejtë me FIGC-në? Spalletti më tha: 'Jam shumë i lodhur, më duhet një periudhë pushim që të kultivojë tokën'. E lashë të shkojë, por vetëm ai e di se çfarë ideje kishte në kokë”, tha Presidenti napoletan. (A2 Televizion)