Me vetëm dy vota diferencë, shpallet fituesi në primaret e PD në Pogradec

Nga A2 CNN
4 Dhjetor 2022, 19:31 | Politikë

Ndërsa në disa bashki fituesi i primareve të PD është shpallur me një diferencë të madhe votash apo ka qenë një kandidat i vetëm, e kundërta ka ndodhur në këtë garë në bashkinë e Pogradecit.

Mësohet se kandidati i PD-së në zgjedhjet e 14 majit do të jetë Zini Tollozhina, i cili ka arritur të fitojë me vetëm 2 vota diferencë ndaj Oligert Muçllarit.

Bëhet e ditur Tollozhina ka marrë 291 vota ndaj 289 vota të Oligert Muçllarit çka tregon se gara ka qenë e hapur deri në votat e fundit. Zini Tollozhina ka qenë ish-kryetar dege i PD-së Pogradec në vitet 94-97. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos