Protesta e 6 dhjetorit, Spaho: Do mbahet para Kryeministrisë, “vijat e kuqe” i vendosi policia arrogante

Nga A2 CNN
4 Dhjetor 2022, 16:10 | Politikë
Protesta e 6 dhjetorit, Spaho: Do mbahet para Kryeministrisë, “vijat

Deputeti i Partisë Demokratike, Edmond Spaho, në një prononcim nga Korça, ka folur për protestën e paralajmëruar nga PD në 6 dhjetor në Tiranë, ku ka bërë me dije se, ashtu sikurse është thënë, kjo protestë do të mbahet në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, te Kryeministria.

“Ne e kemi thënë që protestën do ta zhvillojmë në Bulevardin "Dëshmorët e Kombit" te Kryeministria. Ne problemet i kemi me maxhorancën kështu që është krejt normale që protesta të zhvillohet para godinës ku qeveria ushtron aktivitetin me të cilin qytetarët janë krejtësisht të pakënaqur.”

Edmond Spaho

I pyetur nëse ka kaluar “vijat e kuqe” që përmend Policia e Shtetit, Spaho tha se këto janë vija të vendosura nga një polici arrogante, e cila në veprimtaria e saj nuk ka në konsideratë asnjë interes të qytetarëve, por të një qeverie që ka kapur drejtësinë, median, që vjedh zgjedhjet, që nuk hap vende pune dhe që nuk rrit pagat e pensionet. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2022/12/03/samiti-i-be-ne-tirane-drejtori-i-policise-nuk-ndalojme-protestat-por-siguria-eshte-prioritare-mbi-preferencat-gjeografike/
https://a2news.com/2022/12/01/policia-therret-demokratet-protesta-e-6-dhjetorit-berisha-bulevardin-nuk-e-leshojme/

A2 CNN Livestream

Latest Videos