Pak minuta pas mbylljes së votimit, përcaktohet fituesi i primareve të PD në Memaliaj

Nga A2 CNN
4 Dhjetor 2022, 18:17 | Politikë
Pak minuta pas mbylljes së votimit, përcaktohet fituesi i primareve

Pak minuta pas orës 18:00, që ishte orari zyrtar i mbylljes së procesit të numërimit të votave në primaret e Partisë Demokratike për zgjedhjet lokale të 14 majit, ka dalë edhe rezultati.

Komisioni, pas numërimit të votave, ka konfirmuar fitues Albert Malajn me 300 vota, kundrejt Bukurosh Ajdinit me 20 vota dhe 4 vota te pavlefshme.

Ndërkohë, PD ka bërë të ditur se procesi i votimit në disa qendra do të vijojë pas orës 18:00. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos