Një video drithëruese është realizuar në Brazil, ku një burrë u sulmua nga një krokodil ndërsa notonte në liqen.
Sipas dëshmive, notari kishte injoruar të gjitha tabelat e vendosura në Lago do Amor në Campo Grande, të cilat paralajmëronin se liqeni ishte i mbushur plot me krokodilë.
Në pamje shihet qartë sulmi i befasishëm i krokodilit, që i la një plagë notarit në krah. (A2 Televizion)