Mediat portugeze: Casillas nuk do të kthehet më në fushë; Portieri përgënjeshtron

Nga A2 CNN
13 Qershor 2019, 15:17 | Futboll
Mediat portugeze: Casillas nuk do të kthehet më në fushë;

Mediat portugeze publikuan sot se Iker Casillas i jep lamtumirën futbollit të luajtur, por vetë legjenda spanjolle e portës ka përgënjeshtruar gjithçka.

Portieri spanjoll pësoi infarkt në stërvitje gjatë 2 majit të kaluar dhe nuk dihet ende nëse do të përmbushë kontratën e tij me Porton.

Në Twitter, Casillas theksoi se mjekët ende nuk i kanë thënë nëse mund të luajë sërish futboll.

“Po përgënjeshtroj sërish lajmet për tërheqjen time. Nesër kam vizitën e radhës”, shkruan Casillas. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos