
Paternilizmi i Shqipërisë ndaj Kosovës do të ishte jashtëzakonisht i dëmshëm, kurse bashkëpunimi do të ishte jashtëzakonisht i vlefshëm. Kështu është shprehur në Intervistën me Merita Hakjan kreu i Partisë Republikane Fatmir Mediu, kur u pyet për marrëdhënie e Shqipërisë mes Serbisë dhe Kosovës. Sipas tij Shqipëria ka përgjegjësi kombëtare për të ndërtuar marrëdhënie njerëzore dhe politike me Kosovën dhe jo për t’i vendosur shkopinj nën rrota.
“Ne kemi përgjegjësi kombëtare për të ndërtuar raport të qëndrueshëm njerëzor dhe politik si shqiptarë dhe jo për t’i vendosur shkopinj nën rrota. Me Kosovën, shqiptarët në Maqedoni dhe Mal të Zi me interesin tonë kombëtar. Europa do të jetë e rajoneve. Shqiptarët do të kenë marrëdhënie të përbashkët dhe duhet ta ndërtojnë në mënyrë të qëndrueshme. Ne nuk mund të vendosim karrocën para kuajve. Të kemi një raport mes shqiptarëve pastaj rajonal. Nuk mund të jetë marrëdhënie e disa liderëve, por institucionale nën mbikëqyrjen e SHBA dhe BE se ata janë garantorët e këtyre marrëdhënieve. Çdo raport rajonal do ta shohim në raport më të gjerë”.
Për deklaratën e Ramës në mbledhjen e përbashkët të qeverive në Prishtinë kur tha se “Më quani vëllau i Vuçiçit, por në fund do më thoni vëllai i Albinit”, Mediu u shpreh: Nuk mund të ketë vëlla dhe Albinin dhe Vuçiçin, vendosja në nivel të barabartë nuk është e vlefshme. (A2 Televizion)