
Gjatë vizitës së tij në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, kreu i Partisë Republikane, Fatmir Mediu, mori pjesë në takimin e Unioni Demokratik Ndërkombëtar, ku foli rreth problematikave kryesore që shqetësojnë qytetarët e vendit.
Mediu ngriti shqetësimin për shkeljen e të drejtës së pronës, dhunimin e opozitës dhe manipulimin e zgjedhjeve, situatë e cila, sipas tij, erdhi dhe si pasojë e gabimit të opozitës disa vite më parë për të djegur mandatet dhe për të bojkotuar zgjedhjet e pushtetit vendor.
Gjatë forumit të IDU, Mediu u takua me David McAllister, kryetari i Komisionit të Jashtëm të Parlamentit Europian dhe kërkoi angazhimin e tij në bashkimin e opozitës shqiptare.
Po ashtu, u takua me liderë të së djathtës, ish-presidentin e Ukrainës Poroshenko, që u nderua me urdhrin e lirisë “Bush-Theacher”, me presidenten e Moldavisë, me ish-kryeministren e Britanisë Trust, kryeministrin e Australisë, Morrison, të Kanadasë, Harper, si dhe kryeministrin e Slovenisë Jaśa. (A2 Televizion)