Tensione në veri të Kosovës, Meta: Përgjegjës Beogradi, apelojmë për dialog mes vendeve

Nga A2 CNN
13 Dhjetor 2022, 15:55 | Politikë
Tensione në veri të Kosovës, Meta: Përgjegjës Beogradi,

Tensionet në veri të Kosovës, sipas kreut të Partisë së Lirisë, Ilir Meta, shkaktohen nga politikat e Beogradit e sipas tij kjo zgjidhet vetëm nëse dy vendet ulen për dialog mes tyre.

“Është e qartë se burimi i tensioneve vjen nga politika e vjetër hegjemoniste dhe provokative e Beogradit në interes të Rusisë dhe ne kemi mbështetur dhe mbështesim institucionet legjitime të Kosovës. Mbështesim fuqimisht KFOR dhe institucionet ndërkombëtare atje dhe apelojmë për dialogun si të vetmen rrugë, jo vetëm të normalizimit të situatës atje, në interes të qytetarëve, por edhe për të ecur përpara drejt normalizimit të plotë të marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë me qëllimin final njohjen reciproke dhe përshpejtimin e integrimit europian jo vetëm të këtyre dy vendeve, por të gjithë rajonit tonë”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos