Rama mohon krisjet në marrëdhënien me ambasadoren Yuri Kim

Nga A2 CNN
13 Dhjetor 2022, 18:35 | Politikë
Rama mohon krisjet në marrëdhënien me ambasadoren Yuri Kim

Kryeministri Edi Rama ka mohuar një krisje të marrëdhënieve me ambasadoren amerikane në Tiranë Yuri Kim, pas njoftimit nga ministria e Jashtme se kanë nisur procedurat për zëvendësimin e saj. Në një deklaratë për mediat kreu i selisë rozë tha se nuk ka krisje të marrëdhënieve me ambasadoren dhe nuk është thyer asnjë etikë diplomatike për procedurat e e zëvendësimit.

“Nuk është thyer asnjë etikë dhe procesi për zëvendësim ka nisur, siç është thënë edhe nga ministria e Jashtme. Nuk e kemi nisur ne procesin e ka nisur DASH. Amerikën e kemi të veçantë dhe nuk komentojmë për të gjithë ambasadorët.

I pyetur nëse ka krisje të marrëdhënies mes tyre ai tha: Jo, ngjitja mes meje e ambasadores është më e fortë se kurrë, ne kemi pasur dhe një takim të gjatë miqësor. Nuk ka asnjë problem”, u shpreh ai.

Më herët ambasadorja amerikane Yuri Kim është drejt mbarimit të mandatit, por ka konfirmuar se do të qëndrojë edhe pak më gjatë në Shqipëri. (A2 Televizion)

https://a2news.com/video/mesazhi-nga-poli-i-drejtesise-ambasadorja-yuri-kim-do-te-rrije-pertej-mandatit-trevjecar/

A2 CNN Livestream

Latest Videos