Partia e tij doli dobët në zgjedhjet lokale, kryeministri i Spanjës shpërndan parlamentin

Nga A2 CNN
29 Maj 2023, 11:52 | Bota
Partia e tij doli dobët në zgjedhjet lokale, kryeministri i

Kryeministri spanjoll, Pedro Sanchez, ka thirrur zgjedhjet e përgjithshme në vend për në korrik.

Njoftimi vjen një ditë pasi partitë e majta të vendit pësuan një disfatë të fortë ndaj konservatorëve në zgjedhjet komunale dhe rajonale.

Në një fjalim televiziv të mbajtur të hënën, Sanchez njoftoi se kishte informuar mbretin Felipe VI, kreun e shtetit të Spanjës, për "vendimin e tij për shpërndarjen e Parlamentit dhe thirrjen e zgjedhjeve të përgjithshme" që do të mbahen të dielën, më 23 korrik.

Sanchez mori përgjegjësinë për rezultatin e Partisë Socialiste të Punëtorëve Spanjollë në zgjedhjet lokale.

"Shumë drejtues me menaxhim pa të meta kanë pushuar së qeni të tillë. E gjithë kjo e bën të përshtatshme që spanjollët të qartësojnë forcat politike që duhet të udhëheqin këtë fazë. Gjëja më e mirë është që spanjollët mund të thonë fjalën e tyre në përcaktimin e drejtimit politik të vendit“, tha ai në një deklaratë të shkurtër institucionale. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos