Sulmet e Rusisë, Zelensky: Do t’i japim fund despotizmit të Rusisë

Nga A2 CNN
29 Maj 2023, 12:13 | Bota
Sulmet e Rusisë, Zelensky: Do t’i japim fund despotizmit të

Në përvjetorin e themelimit të Kievit dhe pas sulmit më të ashpër rus me dronë, Presidenti i Ukrainës, Zelensky, iu drejtua qytetarëve me një mesazh.

Ai i kërkoi atyre të bëjnë rezistencë pasi edhe më parë, Ukraina është përballur me agresione dhe ka arritur të fitojë.

"Përgjatë historisë së tij, Kievi është përballur me akte mizorie nga pushtuesit. I ka mbijetuar atyre dhe do t’i mbijetojë edhe rusëve. Asnjë prej tyre nuk do të jetë këtu. Kievi, së bashku me qytetet tona dhe gjithë Ukrainën, do t’i japin një fund historisë së despotizmit të Moskës, e cila ka shtypur shumë vende për një kohë të gjatë. Asnjë dronë Shahed dhe as një mënyrë tjetër terrori nuk do ta shpëtojnë Rusinë, pasi fuqia e vërtetë vjen nga njerëzit, qytetet dhe jeta”, tha Zelensky. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos