
Shqipëria ka bërë hapa përpara për pastrimin e qyteteve por në lidhje me riciklimin e mbetjeve ka ende punë për të bërë. Kryeministri Rama, në fjalën e tij gjatë forumit për menaxhimin e integruar të mbetjeve, tha se rreth 90% e mbetjeve mblidhen dhe trajtohen përgjithësisht mirë. Megjithatë ende kemi probleme me landfille që nuk përmbushin standardet.
Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit Mirela Kumbaro tha se janë mbyllur landfille të paligjshme, dhe të tjera do të mbyllen në vijim. Bashkitë që nuk kryejnë siç duhet pastrimin e qyteteve të tyre do të gjobiten. Kjo ndodhi me bashkinë së Krujës, Poliçanit dhe Malësisë së Madhe që u ndëshkuan me nga 5 milionë lekë.
Ambasadori i Gjermanisë në Shqipëri Peter Zingraf njohu hapat pozitiv në pastrimin e qyteteve, por duhet të përcaktohet qartë targeti dhe strategjia për riciklimin. Sipas Institutit Kombëtar të Statistikave, 90% e mbetjeve menaxhohen, nga të cilat 80% depozitohen në landfill, 18% riciklohen dhe 1% digjen. (A2 Televizion)