Menaxhimi i mbetjeve, Banka Botërore: 70% e tyre nuk administrohen ashtu siç duhet

Nga A2 CNN
15 Shkurt 2022, 12:48 | Aktualitet
Menaxhimi i mbetjeve, Banka Botërore: 70% e tyre nuk administrohen ashtu

Megjithëse paguhen qindra-milionë euro për menaxhimin e mbetjeve, një pjesë e mirë për incineratorët, pjesa më e madhe e tyre nuk mirëmenaxhohen. Është ky përfundimi i Bankës Botërore, e cila në raportin e publikuar, pak ditë më parë, dikton se 70 për qind e mbetjeve në vend, nuk menaxhohen si duhet.

“Ne e kemi pranuar faktin që nuk do të ketë ndërtime të landfilleve të reja, siç parashikon edhe BE-ja, por kemi pranuar edhe faktin që mbetjet duhet të trajtohen sipas një hierarkie të tillë ku ne synojmë reduktimin, riciklimin, rikuperimin e energjisë, e më pas është incenerimi. Në këto kushte, mënyra sesi kemi vendosur t’ia adresojmë është duke ndërtuar inceneratorë”, thotë eksperti për mjedisin, Rodion Gjoka.

https://a2news.com/2022/02/14/cuam-ministrin-ne-burg-cupi-do-te-punojme-edhe-me-3-turne-afera-e-inceneratoreve-do-te-cohet-deri-ne-fund/
https://a2news.com/2022/02/14/komisioni-i-inceneratoreve-merren-deshmite-e-para-ish-administratori-me-kane-vjedhur-leket/

Sipas vlerësimeve të Bankës Botërore, Shqipëria duhet të krijojë një model ekonomik të ndërgjegjshëm për mbrojtjen e mjedisit dhe më të fortë për menaxhimin e mbetjeve, duke nisur që nga pushteti vendor.

“Planifikimi buxhetor që bashkia duhet të bëjë është goxha ineficient”, thotë Gjoka. “Sepse buxheti është ai që e materializon një plan të miratuar. Në këto kushte, menaxhimi i mbetjeve në Shqpëri qëndron i njëjtë prej gati 30 vitesh, ku rrymat nuk ndahen, as në burim, as në depozitim dhe si rrjedhojë ato klasifikohen si mbetje, ndërkohë që janë lëndë e parë dhe burgim ekonomik”.

Problemi 30-vjeçar i menaxhimit të mbetjeve në vend, u duk sikur do të merrte fund me mbylljen e venddepozitimeve të paligjshme dhe ndërtimin e incineratorëve, por objektivi “Për një Shqipëri të pastër” duket ende larg. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2022/02/14/hiqe-celularin-po-pret-pergjigje-nga-klodian-zoto-debat-ne-komisionin-per-inceneratoret/
https://a2news.com/2022/02/10/raporti-i-klsh-parregullsi-te-shumta-me-inceneratorin-e-tiranes/

A2 CNN Livestream

Latest Videos