Menaxhimi i tragjedisë, qeveria nuk do të prekë projekt-buxhetin për vitin 2020

Nga A2 CNN
5 Dhjetor 2019, 10:37 | Aktualitet
Menaxhimi i tragjedisë, qeveria nuk do të prekë projekt-buxhetin

Kryeministri Rama u rikthye në mbledhjet e jashtëzakonshme të qeverise duke bërë një bilanc të momentit. Ndërsa pritet miratimi në parim të projekt-buxhetit të shtetit, kryeministri tha se parashikimet e deritanishme nuk do të preken as pas tragjedisë që ndodhi.

’Ne do ta bëjmë rindërtimin, por do vazhdojmë të bëjmë dhe punët e tjera. Nuk do të prekim ‘palcën e shtyllës kurrizore’ të të gjithë skeletit të buxhetit. Siç mund të na jetë sugjeruar si zgjidhje magjike. Ne do të realizojmë një fond, një kapacitet investues më të madh sesa ai i planifikuar nga ata që na thonë; merrni këtu, merrni aty dhe bëni këtë” tha kryeministri.

Më tej ai bëri me dije se 12 mijë e 366 persona janë të strehuar në çadra e hotele. Vetëm në Durrës në 4 mijë e 151 objekte të inspektuara, 1 mijë 725 janë të pabanueshme. Kryeministri bëri thirrje që të mos ketë vonesë në prishjen e objekteve te dëmtuara.

Ndërsa policia dhe prokuroria po hetojnë në lidhje me dokumentimin dhe vënien para përgjegjësisë të atyre që qëndrojnë pas godinave të shembura, kryeministri bëri thirrje për durim. Sa i përket rindërtimit, Rama tregoi se në Tiranë ai do te fokusohet në tre zona: atë të Kombinatit, rruga “5 Maji” dhe ish-Uzina e Autotraktorëve. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2019/12/05/shembja-e-pallateve-rama-nxjerrja-e-pergjegjesive-kerkon-kohe/

A2 CNN Livestream

Latest Videos