Merkel: Diskutojmë që në mars negociatat për Shqipërinë

Nga A2 CNN
17 Janar 2020, 08:49 | Politikë
Merkel: Diskutojmë që në mars negociatat për

Kancelarja gjermane, Angela Merkel zhvilloi një takim në Berlin me homologun kroat Andrej Plenkoviç, me të cilin mbajti dhe një konferencë për shtyp, ku u trajtua dhe çështja e hapjes së negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

Kancelarja Merkel theksoi edhe një herë se është pro hapjes së negociatave me dy vendet e Ballkanit dhe se në samitin e Zagrebit që pritet të mbahet në muajin maj duhet të ketë arritje shumë të rëndësishme për këtë çështje.

https://a2news.com/2020/01/16/komisioneri-per-zgjerim-duam-qe-shqiperia-te-hape-negociatat-para-samitit-te-zagrebit/

"Është shumë e rëndësishme që të ketë përparime në çeljen e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, Shqipëria ka plotësuar shumë kërkesa që i kishim vendosur. Sidomos procesin e Vettingut dhe tani ka ardhur koha që të çelen negociatat", tha ndër të tjera Merkel

Ajo kujtoi po ashtu edhe se Maqedonia e Veriut  e ka plotësuar kushtin që bllokonte deri tani çeljen e negociatave, arritjen e  marrëveshjes me Greqinë për çështjen e emrit.

https://a2news.com/2020/01/15/hapja-e-negociatave-von-der-leyen-be-te-mbaje-premtimin/

"Nëse duam të jemi të drejtë, atëherë ne duhet t'i trajtojmë të dy vendet së bashku, pavarësisht se ato pastaj do të ndjekin procedura të ndryshme, në bazë të vlerësimeve që do t'u bëhen", shtoi Merkel.

Kancelarja tha se pas mosarritjes së një marrëveshje vitin e kaluar, tani çështja duhet trajtuar edhe në samitin e Këshillit të BE-së në Bruksel, që në muajin mars.  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos