
Kancelarja gjermane, Angela Merkel, po kalon momente të pakëndshme dhe dukshëm probleme me shëndetin. Ajo është dridhur sërish gjatë një vizite në Finlandë. Kjo është hera e tretë në pak javë që përsëritet ky fenomen shqetësues.
Trupi i Merkel pësoi dridhje të forta ndërsa qëndroi bashkë me kryeministrin Antti Rinne gjatë nderimeve ushtarake në Finlandë. Një zëdhënës i qeverisë Gjermane tha se Kancelarja është mirë dhe se diskutimi me Kryeministrin Rinne vazhdoi siç ishte planifikuar. Dridhjet e forta të trupit të Merkel nxitën shqetësim të madh fillimisht në një vizitë në Ukrainë e më pas në Berlin gjatë një eventi me Presidentin Frank Walter Steinmeier. Kancelarja 64-vjeçare nuk ka pasur në të shkuarën probleme të rënda shëndetësore. (A2 Televizion)