Merr flakë në ecje një makinë në aksin rrugor Levan-Tepelenë

Nga A2 CNN
19 Qershor 2023, 18:42 | Kronikë

Një automjet ka marrë flakë në fshatin Behaj të Mallakastrës, në aksin rrugor Levan-Tepelenë.

Makina “Benz”, me targa AA615RX, ka marrë flakë në ecje, ndërsa fatmirësisht shoferi ka dalë nga mjeti sapo ka diktuar tymin. Mësohet se zjarri është shkaktuar nga një defekt teknik.

Ndërkohë që janë njoftuar zjarrfikësit, të cilët kanë shkuar në vendngjarje dhe kanë bërë të mundur shuarjen e flakëve. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos