Mes dhimbjes dhe shpresës, De Biasi, Hasi e Skela në Bubq dhe Thumanë

Nga A2 CNN
10 Janar 2020, 16:48 | Futboll
Mes dhimbjes dhe shpresës, De Biasi, Hasi e Skela në Bubq dhe

Gianni De Biasi do të udhëheqë në stol veteranët e Italisë kampione të botës.

Trajneri i suksesit historik i Kombëtares, vlerëson iniciativën e ndeshjes së yjeve, për të ndihmuar të prekurit nga tërmeti, ashtu sikundër edhe dy ish-kapitenët kuqezi, Besnik Hasi dhe Ervin Skela.

“Secila nga ata që ka ardhur e ndjen prezencën këtu. Jemi gjithmonë të gatshëm të ndihmojmë. Për mua, kthimi në Shqipëri është si një kthim në shtëpi. Jam ndjerë shumë mirë dhe kam lënë zemrën. Besoj se jam shqiptarë përjetë. E rëndësishme është që kjo iniciativë ndihmon të prekurit nga tërmeti. Gjithashtu do të vizitojë sërish stadiumin pas ndeshjes me Francën dhe kjo është një arsye më tepër të vlerësuar një impiant mjaft të bukur”, u shpreh De Biasi.

“Të gjithë kanë ardhur me dëshirë. Të gjithë shqiptarët ndihmuan dhe ne si ish-futbollistë të kombëtares donim të jepnim një kontribut. Kombëtarja ka një trajner me shumë përvojë, me shumë potencial. E ndjek vazhdimisht kombëtaren”, shprehet Besnik Hasi.

“Kur shikon këto gërmadha, mbetesh pa fjalë. Kur je këtu është një drithërimë. Forcë dhe vetëm forcë për ata që kanë humbur të afërmit dhe shtëpitë. Të shpresojmë për një të ardhme sa më të mirë”, u shpreh Ervin Skela. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos