Legjenda kuqezi polemik ndaj “ndeshjes së yjeve”: Shumë emra kërkonin thjesht mirënjohje

Nga A2 CNN
9 Janar 2020, 16:25 | Futboll

Në prag të ndeshjes miqësore të “yjeve” të së kaluarës së futbollit shqiptar, italian. Turk dhe grek në Arenën Kombëtare, një nga “mitet” e futbollit shqiptar reagon duke polemizuar me FSHF-në.

Me anë të një postimi në Facebook, Sokol Kushta ka kritikuar mungesën e disa emrave të rëndësishëm të futbollit shqiptar, që sipas tij kishin mirëpritur iniciativën bamirëse dhe nuk u morën në konsideratë.  

Kushta me fanellën e Kombëtares

“Nuk besoj se emra si Musta, Zmijani, Kola, Demollari, Bellaj dhe Vata kishin ndonjë dëshirë të madhe për të luajtur, por thjesht donin respekt  dhe mirënjohje, që brezat e ri t’ i njohin”, tha ish-bomberi i Partizanit dhe Flamurtarit.

Kushta polemizoi edhe me sindikatën e futbollistëve,  që zyrtarisht organizon eventin,  duke nënvizuar, që sipas tij, ajo duhet të ishte “në oponencë të FSHF, ndërkohë që nuk ka organizuar një protestë për qindra lojtarë të pa paguar. Janë mbuluar shpenzimet  e 80 lojtarëve, nuk besoj të ketë forcë ekonomike ta mbulojë eventin”.   (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos