Strakosha: Shumë emocionuese të luash për një kauzë të tillë

Nga A2 CNN
10 Janar 2020, 12:39 | Futboll
Strakosha: Shumë emocionuese të luash për një kauzë

Foto Strakosha, portieri legjendë i kombëtares shqiptare të futbollit, do të jetë një nga yjet që do të zbresë ditën e sotme në tapetin e Arenës Kombëtare.

Ish-kapiteni shpreson që stadiumi të mbushet me tifozë për të ndihmuar sa më shumë të jetë e mundur banorët e zonave të prekura nga tërmeti.

Për mikrofonin e A2, Strakosha tregon edhe për emocionet e të luajturit në një impiant modern siç është Arena Kombëtare, por edhe se përballë do të ketë disa nga yjet botërorë të futbollit.

“Është kënaqësi dhe emocion i veçantë që do të luajmë në këtë stadium. Rëndësi ka që me prezencën tonë të ndihmojmë familjet e prekura nga tërmeti”, tha Strakosha. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos