Mes dyshimeve dhe frikës për koronavirusin, nisin zyrtarisht Lojërat Olimpike 2020

Nga A2 CNN
23 Korrik 2021, 13:24 | Sporte të tjera

Me një vit vonesë, dhe pasi koronavirusi rrezikoi për t’i shtyrë përsëri për një vit të dytë, Lojërat Olimpike të vitit 2020 kanë nisur zyrtarisht këtë të premte, me mbajtjen e ceremonisë së hapjes.

Olimpiada do të duhet të ishte zhvilluar vitin e kaluar, por për shkak të koronavirusit u shty për një vit. Edhe këtë verë, pati shumë spekulime që eventi sportiv nuk do të organizohej për shkak të frikës së pandemisë. Një ditë më parë, Tokio regjistroi 1979 raste të reja, shifër rekord që nga 15 janari, por vendimi tashmë ishte marrë.

https://youtu.be/L1tmMLDgwYU

Disa prej atletëve pjesëmarrës iu shua ëndrra pa nisur gara, pasi rezultuan pozitiv në testin e koronavirusit, duke u detyruar të tërhiqen nga kompeticioni.

Vendi ynë përfaqësohet nga 9 sportistë të disiplinave si atletikë, not, peshëngritje, qitje dhe xhudo. Gara e parë për ekipin kuqezi është ajo e gjimnastit Matvei Petrov, e cila do të zhvillohet sot në orën 14:30. Radha vazhdon të shtunën me qitësen Manuela Delilaj dhe xhudistin Indrit Çullhaj.

https://a2news.com/2021/07/23/hapen-lojerat-olimpike-parakalon-shqiperia/

Kalendari i garave për ekipin Olimpik shqiptar, në 6 sporte: Gjimnastikë Artistike, Qitje, Judo, Not, Peshëngritje dhe Atletike.

PS.: Tokio është 7 orë para Tiranës (A2 Televizion)

https://a2news.com/2021/07/23/a2-cnn-prek-olimpiaden-burokraci-e-kontrolle-ne-tokion-e-blinduar/

A2 CNN Livestream

Latest Videos