Vllaznia ndal hapin

Nga A2 CNN
25 Janar 2023, 18:25 | Futboll
Vllaznia ndal hapin

Ndryshe nga ndeshja në Kupë, në kampionat Bylisi arriti të mposhtë Vllazninë. Sfida në Ballsh u vendos nga goli i Felipe Soza, përpara se kronometri të shënonte një orë lojë.

Me këtë sukses, mallakastriotët ngjiten në kuotën e 20 pikëve, në vendin e shtatë. Ndërkohë, Vllaznia humbi shansin të barazonte përkohësisht Tiranën, në krye të klasifikimit.

Në ndeshjen tjetër, Laçi fitoi me goleadë përballë Kastriotit. Kurbinasit triumfuan me rezultatin 4-1 dhe i largohen zonës së rrezikshme të renditjes, duke u pozicionuar të gjashtët. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos