Mesha e Krishtlindjeve, Papa flet kundër materializmit

Nga A2 CNN
25 Dhjetor 2018, 10:21 | Bota
Mesha e Krishtlindjeve, Papa flet kundër materializmit

Në meshën e mbajtur në vigjilje të Krishtlindjeve, Papa Francesku bëri thirrje për një jetë më të thjeshtë dhe më pak materialiste duke dënuar hendekun mes të pasurve dhe të varfërve.

Papa argjentinas e zhvilloi shërbesën solemne për rreth 10 mijë pjesëmarrës në Bazilikën e Shën Pjetrit. Për 82 vjeçarin kjo ishte mesha e 6 e Krishtlindjeve në Papatin e tij.

https://a2news.com/2018/12/25/besimtaret-kremtojne-lindjen-e-krishtit/

Kreu i Selisë së Shenjtë tha se lindja e Jezu Krishtit në varfëri duhet ti bëje të gjithë të reflektojnë mbi kuptimin e vërtetë të jetës, veçanërisht ata që janë bërë lakmitarë e të pangopur.

“Një lakmi e madhe shënon gjithë historinë njerëzore, madje edhe sot, kur, paradoksalisht, një pjesë e vogël jeton mes luksit, ndërsa shumë të tjerë nuk kanë as bukën e përditshme për të mbijetuar”, tha Papa.

Ndërkaq, mijëra turistë e pelegrinë ndoqën meshën e mesnatës në Bethlehem, ku lindi Jezu Krishti. Patriarku në detyrë Pierbattista Pizzaballa drejtoi procesionin e përvitshëm nga Jeruzalemi në Bethlehem dhe më vonë mbajti meshën në Kishën e Lindjes, e ndërtuar në shekullin e 4-t.

Pas një viti të vështirë, në konfliktin mes Izraelit dhe Gazës mesazhi që u përcoll gjatë meshës ishte ai për paqe, drejtësi e barazi. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos