“Fast food”-in e kthyen në klinikë dentare, procedohet turku dhe bashkëpunëtorja shqiptare

Nga A2 CNN
30 Janar 2022, 09:39 | Kronikë
“Fast food”-in e kthyen në klinikë dentare, procedohet

Dy persona janë proceduar penalisht, por në gjendje të lirë, pasi kishin hapur një klinikë dentare në Kukës, të palicencuar, duke shmangur detyrimet tatimore.

Sipas Policisë së këtij qyteti, 49-vjeçari me inicialet H.U., shtetas turk me banim në Kosovë, dhe 38-vjeçarja me inicialet M.U., nga Kukësi, e kishin regjistruar subjektin e tyre me fushë veprimtarie “fast food”, por në periudha të ndryshme e kanë përshtatur si klinikë dentare dhe kanë ushtruar aktivitet të palicencuar, duke shmangur detyrimet tatimore.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan pajisjet dentare, tha Policia e Kukësit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos