
Argjentina ka fituar me rezultatin e ngushtë 1-0 miqësoren e luksit përballë Brazilit që u zhvillua në Rijad të Arabisë Saudite.
Ashtu siç edhe ishin pritshmëritë ndeshja mes dy ekipeve më të mëdha të Amerikës Latine dhuroi spektakël, penallti dhe shkëndija mes lojtarëve, por gjithmonë brenda luftës sportive.
Rikthimi i Lionel Messit rezultoi me fat për Kombëtaren Argjentinase, pasi i dha një fitore të munguar ekipit të tij përballë rivalëve të përjetshëm të Brazilit prej vitit 2017.
Goli erdhi pas goditjes së një 11 metërshi nga “Pleshti” në pjesën e parë të takimit. Topi u prit nga Alison dhe u kthye në zonë nga ku sulmuesi i Barcelonës nuk mund të gabonte për herë të dytë. Duhet thënë se më parë Brazili kishte fituar një penallti, e cila u godit jashtë kuadratit nga Jesus. (A2 Televizion)