
Anglia, ajo e 21-vjeçarëve do të zbresë sot në “Loro Boriçi” për t’u përballur me Shpresat e Shqipërisë në takimin e radhës të Eliminatoreve të Europianit për këtë grupmoshë.
Emrat e “Tre Luanëve” nuk kanë nevojë për koment dhe këtë e di shumë mirë edhe trajneri Alban Bushi, që kërkon me shumë se 100 përqind nga skuadra për të përballur këtë sfidë.
Skuadra duhet të shfrytëzojnë mungesën e presionit, ndryshe nga Anglia, mendon futbollisti i Teutës Sherik Kallaku, i cili nuk i trembet kundërshtarëve.
Shqipëria sfidon Anglinë kryesuese pas fitores ndaj Kosovës. Aktualisht Shpresat mbajnë vendin e katërt me 5 pikë pas 5 ndeshjesh, ndërsa vendi i dytë që mundëson kualifikimin i takon Austrisë me 9 pikë, por me një ndeshje më pak. (A2 Televizion)