
“Të gjithë në Shqipëri kërkojmë që gjithkush të ndjehet i sigurt dhe që ka drejtësi për të gjithë qytetarët. Krimi, korrupsioni dhe ekstremizimi i dhunshëm i shtrembërojnë këto cilësi dhe minojnë demokracinë, shtrembërojnë tregjet dhe kërcënojnë shtetin ligjor”. Kështu u shpreh ambasadorja e SHBA-së në vendin tonë, Yuri Kim, në takimin me donatorët.
Sipas saj, e ardhmja e Shqipërisë mbështetet te qytetari i ndershëm dhe e vetmja mënyrë për të luftuar krimin dhe korrupsionin janë institucionet e pavarura.
“Njerëzit e ndershëm shkurajohen kur shohin se krimi nuk kontrollohet nga politikanë të korruptuar dhe humbasim besimin në sistem. E ardhmja e ndritur mbështetet te qytetari i ndershëm shqiptar dhe ia vlen të investojnë kohën dhe të ardhmen e familjes në Shqipëri se do të kenë shans për sukses pa frikën se dikush do të kërkojë ryshfet apo njerëz të fuqishëm do të lëshohen për t’u rrëmbyer suksesin. E vetmja mënyrë për të luftuar krimin dhe korrupsionin është të kemi institucione të pavarura që mbështesin sundimin e ligjit. Policia, prokurorët, gjyqtarët e politikanët duhet të rezistojnë kundër efekteve gërryese të kanosjes dhe korrupsionit”.
Kim theksoi se tashmë në Shqipëri ka nisur një epokë e re ku sistemi do t’i shërbejë qytetarëve, teksa tregoi edhe mënyrat se si mund të përmirësohet.
“Po shohim një epokë ku sistemi t’i shërbejë qytetarëve të tij. Shqipëria është rrugë kyçe e trafikut të drogës dhe të gjitha këto hollësi janë të detajuara në raportin e DASH. 60-65 tonë heroinë kontrabandohen në rajon përgjatë gjithë vitit. Grupet e krimit të organizuar vazhdojnë të pastrojnë paratë në vend. Si mund ta përmirësojë për ta bërë Shqipërinë një vend më të mirë për të gjithë. Të prodhojnë një plan të shëndoshë; të rritet transparenca dhe llogaridhënia. Unë kam parë se ç’mund të bëjnë ata kur ndajnë mendjen për diçka. Ka zgjidhje praktike, si financimi i një task force policore të pavarur, luftimi i trafikut, ndjekje e fondeve të paligjshme, sekuestrimi i pasurive të kriminelëve që SPAK po bën. Të mbyllen gjithë strukturat e paligjshme të trafikut të mallrave dhe njerëzve. Të hedhim themelet për të rritur besimin e publikut, të forcojmë bashkëpunimin tonë si donatorë”. (A2 Televizion)