“Përsërit akuzat e Ramës”, Basha: Keqardhje ta shohësh Sali Berishën të bjerë kaq poshtë

Nga A2 CNN
23 Nëntor 2021, 20:33 | Politikë
“Përsërit akuzat e Ramës”, Basha: Keqardhje ta

Lulzim Basha iu kundërpërgjigj akuzave të Sali Berishës nga “Foltorja” e Burrelit, nga ku tha se kryedemokrati mbahet peng nga Rama për shkak të dosjes “Toyota Yaris”.

Sipas Bashës, ajo që deklaroi Sali Berisha është ekzaktësisht ajo për të cilën e akuzoi Edi Rama javën e kaluar.

“Çfarë keqardhje ta shohësh Sali Berishën të bjerë poshtë e më poshtë çdo ditë me trillimet dhe sulmet identike si të kundërshtarit. Ajo që deklaroi Sali Berisha sot është ekzaktësisht ajo për të cilën më akuzoi Edi Rama javën e kaluar. Përgjigjja ime ndaj Sali Berishës është e njëjta që i dhashë Edi Ramës. Asnjë trillim nuk do ta shndërrojë PD në mburojë të interesave personale”, shkruan Basha. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos