
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, është paraqitur edhe një herë në Gjykatën e Posaçme për seancën e radhës mbi padinë e bërë kundrejt kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj.
Sipas PD-së, kreu i saj ka shkuar në seancë për të shmangur pezullimin e çështjes pas ndryshimit të gjyqtares, duke treguar kështu vullnetin për ta çuar deri në fund përballjen me Erion Veliaj.
Basha, ka refuzuar të pajtohet dhe gjyqi për kallëzimin penal për shpifje ndaj Veliaj ka vazhduar.
Më 16 dhe 17 tetor 2020, kryebashkiaku i Tiranës bëri disa deklarata publike ku pretendohej se teksa mbante pozicionin e kryebashkiakut, Basha kishte planifikuar përfitime të jashtëligjshme deri në miliona euro dhe favorizime për përfitime financiare të kunatit të tij, si edhe deklarimet se PD ishte bandë gjobëvënëse. (A2 Televizion)