Meta, komunikim me mjekët për pandeminë. Specialistët: Duhen 8000 testime në ditë

Nga A2 CNN
25 Nëntor 2020, 12:50 | Aktualitet
Meta, komunikim me mjekët për pandeminë. Specialistët: Duhen

Presidenti Ilir Meta zhvilloi një bashkëbisedim “online” me mjekë, mbi pandeminë.

I ftuar në komunikim, Tritan Shehu deklaroi se vendi ynë është “mbrapa me vaksinimin për gripin sezonal, ndërkohë që për testime jemi nga të fundit në Europë”.

Sipas tij, “duhen 5-fishuar testimet falas për popullsinë”, pasi kjo “është e vetmja mënyrë për të izoluar personat sepse kontaktet as nuk po i ndjekim më”.

Ndërsa, Petrit Vasili rekomandoi se “vija e zjarrit duhet vendosur në të gjithë territorin, jo vetëm në QSUT”.

“Në rast se nuk e pranojmë pandeminë në të gjithë tërësinë e masave të veta, populli nuk bëhet solidar me ne pastaj”, theksoi Vasili.

Ndërkohë, Arjan Mezini deklaroi me bindje se në vendin tonë “duhen bërë rreth 8000 testime në ditë”, pasi vetëm kështu, sipas tij, mund të kontrollosh pandeminë.

Pas komunikimit, Presidenti u shpreh se "të gjitha vërejtjet dhe sugjerimet e vlefshme do t'i përcillen Qeverisë për të bërë maksimumin në luftën e përbashkët me këtë armik të rrezikshëm, me qëllim mbrojtjen e shëndetit dhe jetës së çdo qytetari". (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos