Ngjarja në Gramsh, reagon Edi Rama: Dyshohet për spiunazh

Nga A2 CNN
20 Gusht 2022, 23:29 | Politikë
Ngjarja në Gramsh, reagon Edi Rama: Dyshohet për spiunazh

Kryeministri Edi Rama reagoi lidhur me incidentin në uzinën e Gramshit, duke thënë se tre të arrestuarit dyshohen për spiunazh.

"Çfarë trishtimi që edhe kur bëhet fjalë për një ngjarje kaq delikate sa ajo e Gramshit, gjithëfarë gjelash laramanë ia marrin avazit majë plehut të interesave të tyre mizerabël! Po edhe çfarë krenarie për rojet ushtarake që i neutralizuan tre individët e dyshuar për spiunazh!", tha Rama.

"Shërim të shpejtë të lënduarve dhe tani të presim zbardhjen e plotë të kësaj ngjarjeje!". (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos