
Presidenti Ilir Meta postoi në Facebook një mesazh në përkujtim të Shenjtërimit të Nënë Terezës.
Kreu i Shtetit shkruan në rrjetin sociale se “me madhështinë e thjeshtësisë së saj, Shën Nënë Tereza është frymëzimi që na nxit çdo ditë për të bërë gjëra të vogla me dashuri të madhe, për të hapur horizonte të reja shprese dhe lumturie, për të ndërtuar një Shqipëri më të drejtë, sociale, e pranë halleve të përditshme të qytetarëve”.
“Kremtimi i
Shenjtërimit të Nënë Terezës është një ditë feste për mbarë kombin shqiptar,
botën katolike dhe njerëzimin.
Është dita e përkujtimit dhe respektit ndaj veprës së ndritur dhe të paharruar,
humane e hyjnore, të simbolit të nënës shqiptare, shembullit të jashtëzakonshëm
të dashurisë dhe misionit të pareshtur të përkujdesjes, ndaj kujtdo që vuan dhe
ka aq shumë nevojë për ndihmë, solidaritet dhe përfshirje sociale.
Me madhështinë e thjeshtësisë së saj, Shën Nënë
Tereza është frymëzimi që na nxit çdo ditë për të bërë gjëra të vogla me
dashuri të madhe, për të hapur horizonte të reja shprese dhe lumturie, për të
ndërtuar një Shqipëri më të drejtë, sociale, e pranë halleve të përditshme të
qytetarëve.
Ashtu siç na porosit e bekuara dhe e Shenjta Nënë
Terezë:
“Dashuria s’mund të mbetet vetëm. Dashuria duhet të
vendoset në veprim dhe ky veprim është shërbimi. E djeshmja iku. E nesërmja nuk
ka ardhur. Ne kemi vetëm të tashmen. Le të fillojmë”, shkruan Meta. (A2 Televizion)