
Menjëherë pasi përfundoi takimin me kryedemokratin Berisha, Ilir Meta u kthye në selinë e tij nga ku vijoi sulmet ndaj kryeministrit Rama.
I pyetur nëse miratimi i ligjit për bashkëpunëtorët e ish-sigurimit mund ta largojë nga politika, Meta nuk u kursye në reagim.
Kryetari i Partisë së Lirisë pati një kërcënim të hapur për kreun e qeverisë, teksa e paralajmëroi se në rast se prek votën, do ketë të njëjtin fat me simbolin e Italisë fashiste Benito Musolini, që u ekzekutua e u var kokëposhtë gjatë Luftës së Dytë Botërore.
Pyetjes mbi përpjekjen për bashkim të dy grupimeve në PD, Meta iu përgjigj duke theksuar se mirëpret distancimin nga bashkëpunimit që ai shikon mes Ramës dhe deputetëve të grupimit Basha-Alibeaj. (A2 Televizion)