Meta në Slloveni, merr pjesë në përvjetorin e 10-të të Takimit të Udhëheqësve të Procesit të Brdo-Brijunit

Nga A2 CNN
17 Maj 2021, 09:42 | Politikë
Meta në Slloveni, merr pjesë në përvjetorin e 10-të

Presidenti Ilir Meta niset në një vizitë zyrtare drejt Sllovenisë, për të marrë pjesë në përvjetorin e 10-të të Takimit të Udhëheqësve të Procesit të Brdo-Brijunit, që do të mbahet në Qendrën e Kongresit të Brdos në Kranj.

Në këtë takim do të jenë të pranishëm edhe Presidentët e vendeve të rajonit.

Kreu i Shtetit do të mbajë një fjalim gjatë këtij Samiti, si dhe do të zhvillojë takime zyrtare dypalëshe me homologët pjesëmarrës në këtë Proces shumë të rëndësishëm për bashkëpunimin rajonal. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos