Mbledhja e Këshillit Kombëtar, Nishani: Dështuam të realizonim ndryshimin, Basha të japë dorëheqjen

Nga A2 CNN
16 Maj 2021, 21:15 | Politikë
Mbledhja e Këshillit Kombëtar, Nishani: Dështuam të

Po mbahet, pa praninë e mediave, mbledhja e Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, pasi mbledhja e Kryesisë miratoi zgjedhjet për kryetarin e Partisë në 13 qershor.

Në fillim ishte kreu i PD-së Lulzim Basha që mori fjalën, duke evidentuar se “nuk ka sot vend tjetër në Shqipëri, nuk ka sot një bashkim të këtyre përmasave dhe cilësive, mendjesh dhe zemrash, që mund ta bëjë realitet aspiratën tonë dhe të gjithë shqiptarëve për ndryshim dhe demokraci, përveçse te Partia Demokratike”.

Ndërkohë, kreu i Këshillit Kombëtar ish-presidenti Bujar Nishani, pati fjalë të ashpra autokritike për rezultatin e 25 prillit, dhe i kërkoi dorëheqjen Lulzim Bashës, para zgjedhjeve të brendshme.   

“Masakra elektorale që ka ndodhur është e vërtetë, por është vetëm gjysma e të vërtetës. Gjysma tjetër është dështimi i jonë, që humbëm. Sot na ftuat që të diskutonim vetëm mbi masakrën elektorale. Ne e dimë shumë mirë që ajo ka ndodhur por edhe ne kemi përgjegjësi.

https://a2news.com/2021/05/16/mbyllet-mbledhja-e-kryesise-ne-pd-zgjedhjet-per-kryetarin-me-13-qershor/

Situata e bazës sonë është dramatike. U dëshpëruan kur dështuam me protestat, u dëshpëruan nga marrëveshja me Ramën, u dëshpëruan nga djegia e mandateve, ndërsa sot dëshpërimi është në përmasa të mëdha. PD ka ankimuar të gjithë shkeljet ligjore por kjo është vetëm të tregosh se çfarë ndodhi. Nuk e ndalem dot. Ajo që duhet të bëjmë sot është gjykimi i fakteve politike. Historia ka treguar qe kur populli kërkon ndryshim, ai derdhet si dallgë në votim për ta kërkuar atë. Ne e premtuam atë por dështuam të realizojmë atë’, deklaroi Nishani.

Më pas, ai i kërkoi në mënyrë të drejtpërdrejtë dorëheqjen e kryetarit të PD-së.

 “Zoti Basha, jep dorëheqjen e parevokueshme nga drejtimi i Partisë, përpara se të shpallësh zgjedhje për kryetar partie. A është kjo zgjidhja e vetme? Padyshim që jo. Por lideri është lider, sillet me burrni”.

Ish-presidenti kërkoi edhe një reformim të thellë të partisë, duke filluar nga Statuti, si dhe ngritjen e një Komision “real”, siç e cilëson,  që të analizojë situatën në çdo degë.

I të njëjtit tenor edhe fjala në mbledhje e Fatbardh Kadillit, i cili ka shpallur kandidaturën e tij për kreun e PD-së, që ka kërkuar sërish dorëheqje të parevokueshme të Bashës.  “Nuk ka nevojë të tregoni mbështetjen për Kryetarin. edhe Sali Berisha kishte mbështetje absolute, por e dinte kur duhet te ikte nga drejtimi i Partisë. Burri duket jo kur merr pushtetin, por kur vendos që duhet të heq dorë nga pushteti”, i është drejtuar ai Këshillit Kombëtar. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2021/05/16/brenda-kryesise-se-pd-kadilli-bashes-nuk-je-i-pazevendesueshem-kreu-demokrat-ju-ftoj-ti-prijme-ndryshimit/

A2 CNN Livestream

Latest Videos