Meta: Nuk e thërras popullin për karrigen e Presidentit, ama për të mbrojtur votën e lirë…

Nga A2 CNN
14 Janar 2022, 13:27 | Politikë
Meta: Nuk e thërras popullin për karrigen e Presidentit, ama për

“Zero çështje për presidentin në Gjykatën Kushtetuese”, kështu u shpreh Ilir Meta i pyetur nga gazetari i A2 CNN, Klevin Muka, nëse do ta njohë apo jo vendimin e Kushtetueses për shkarkimin e tij.

Meta theksoi më tej se ai nuk do ta thërriste popullin për karrigen e tij. “Ilir Meta nuk ka ndërmend që për karrigen e presidentit të thërrasë popullin shqiptar ama për të mbrojtur votën e lirë... për të zbardhur këto afera qindra milionë dollarëshe...

Asnjë shqetësim për ata çështje. Kushtetuesja të bëjë punën e saj dhe unë nuk dua të merrem më me këtë çështje, ka gjykata europiane dhe nuk ka asnjë problem. Nëse gjykata do të kishte thënë se dekretet e presidentit ishin antikushtetuese, do të shkonin në gjykatat europiane, jo për të mbrojtur vetëm qytetarët shqiptarë, por edhe ata europiane, pasi një akt i tillë mund të kthehet në precedent. Ka konventa europiane, të drejtat e njeriut e të tjera”, u shpreh Meta. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos