Përplasja Berisha-Basha, Gjykata e Tiranës cakton datën për shqyrtimin e kërkesës së PD

Nga A2 CNN
19 Janar 2022, 10:02 | Politikë
Përplasja Berisha-Basha, Gjykata e Tiranës cakton datën për

Gjykata e Tiranës ka caktuar datën 15 shkurt për shqyrtimin e një prej kërkesave të paraqitura nga Partia Demokratike për regjistrim ndryshimesh statutore.

Kjo kërkesë është bërë nga mbështetës të kryedemokratit Lulzim Basha për ndryshimet statutore të Kuvendit Kombëtarë të korrikut 2021.

Ndërkohë në Gjykatën e Tiranës është depozituar edhe një kërkesë nga Komisioni i Rithemelimit të PD-së, i cili kërkon regjistrimin e ndryshimeve statutore të Kuvendit Kombëtar të 11 dhjetorit 2021, mbajtur në stadiumin “Air Albania”nga mbështetesit e Berishës.

Kjo kërkesë është në duart e gjyqtarit Agron Zhukri, i cili ende nuk ka përcaktuar një datë për seancën e parë të shqyrtimit të saj. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos