Meta: Pushteti, asnjëherë prioritet i imi, i kam shërbyer demokracisë

Nga A2 CNN
25 Nëntor 2020, 16:55 | Politikë
Meta: Pushteti, asnjëherë prioritet i imi, i kam shërbyer

“Pushteti s’ka qenë asnjëherë prioriteti im. Interesi i vetëm është integrimi i Shqipërisë në Bashkimin Europian”.

Kështu u shpreh, këtë të mërkurë, presidenti Ilir Meta teksa mori pjesë në forumin “Transition Talks”.

“Gjithmonë i kam shërbyer demokracisë dhe gjithmonë kam qenë mbrojtës i Kushtetutës”, tha ndër të tjera Meta.  

Teksa foli për të shkuarën e tij në politikë, Meta theksoi se si kryeministër ka qenë i suksesshëm. Ai shtoi se u bë kryeministër në një periudhë shumë të vështirë nga 1999 deri në 2002 kur vendi ishte në vështirësi dhe PS në krizë. Meta kujton se përballë në atë kohë kishte opozitën e paparë, siç e quajti ai, me në krye profesor doktor Sali Berishën. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos