Meta shfaqet mes protestuesve: Rama i kapur në flagrancë duke kryer akte kundër pluralizmit

Nga A2 CNN
13 Shkurt 2023, 18:19 | Politikë
Meta shfaqet mes protestuesve: Rama i kapur në flagrancë duke kryer

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta i është bashkuar protestës së opozitës përpara Parlamentit. Gjatë fjalës së tij, Meta tha se ky nuk është më parlamenti i qytetarëve por është kthyer në një zyrë noteriale të kryeministrit.

“Parlamenti është ‘house of representative’, shtëpia e përfaqësuesve të popullit. Ne përfaqësojmë të paktën 750 mijë vota. Kanë tmerr nga opozita. Ky nuk është më Parlamenti i qytetarëve shqiptarë. Është kthyer në një zyrë noteriale, të një kryeministri të kapur në flagrancë duke bërë aktet më të rënda kundër pluralizmit të Shqipërisë. Sepse e vërteta është që policët tanë paguhen më keq se gjithë policët në rajonin tonë. Ndërkohë që shefat e tyre janë tërë ditën në dreka dhe darka me trafikantët e drogës. Mësuesit tanë janë më të keqpaguarit në rajon. Një mësues në Shqipëri merr 4200 euro në vit, ndërsa në Mal të Zi merr 9000 euro në vit.”

Kreytari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta (A2 Televizion)

https://a2news.com/2023/02/13/berisha-hyn-live-ne-facebook-videot-do-ti-dorezoj-ne-organet-kompetente-sjam-edi-rama-une/
https://a2news.com/2023/02/13/tensione-jashte-dhe-brenda-parlamentit-kryemadhit-i-nderpritet-fjala-per-gjuhen-e-perdorur-ndaj-rames/

A2 CNN Livestream

Latest Videos