
Ish-kryeministri Sali Berisha reagoi në seancë në lidhje me kërkesën e 27 deputetëve socialistë për përjashtimin e tij në lidhje me gjuhën e përdorur ndaj disa ministreve në seancën e kaluar.
Sipas Berishës, asnjë banalitet nuk mund ta sfumojë skandalin e tmerrshëm McGonigal, duke shtuar se ai nuk përdor gjuhë fyese.
“Përsa i përket zonjës! Zonjë do të ju them një gjë unë ty; ty të duket të pëlqejnë ato që thotë Rama, por unë ato nuk i them kurrë, unë jam soj tjetër, edukatë tjetër, kështu që nuk kam si ta kuptoj unë reagimin tënd, përveç një dëshire që të dëgjosh nga goja ime ato që thotë kryetari yt edhe në këtë sallë parlamenti. Por ato nuk do t’i plotësoj ndonjëherë”, tha Berisha. (A2 Televizion)