Tensione jashtë dhe brenda parlamentit, Kryemadhit i ndërpritet fjala për gjuhën e përdorur ndaj Ramës

Nga A2 CNN
13 Shkurt 2023, 17:58 | Politikë
Tensione jashtë dhe brenda parlamentit, Kryemadhit i ndërpritet fjala

27 deputetë socialistë kanë kërkuar përjashtimin maksimal të kryetarit të Partisë Demokratike, Sali Berishës për shkelje të kodit të sjelljes së Kuvendit, ndërsa jashtë Parlamentit qytetarët janë në protestë.

Kjo situatë është shoqëruar me tensione edhe në sallën e parlamentit. Kryetarja e Parlamentit, Lindita Nikolla, i ndërpreu fjalën Monika Kryemadhit, teksa ajo po fliste për Edi Ramën.

“Kam keqardhje për gratë socialiste. Të gënjesh kaq hapur, të gjithë shqiptarët janë koshientë që Berisha shquhet për xhentilesë ndaj femrave. Ai zotëria (Rama) shquhet për dhunë verbale, morale, fizike ndaj grave. Ky kryeministër është ushtar i krimit të organizuar. Zbatoni rregulloren. Unë e di që jeni në presion të madh. Të zbatojmë rregullin e në parlament. E dimë që ai zotëria është dhjaks, është njëshi për të mbushur brekët”, u shpreh Kryemadhi. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos